Policia e Kosovës përmes njoftimit zyrtar ka bërë të ditur detaje nga rasti tragjik, në të cilin fillimisht është raportuar si aksident komunikacioni.

Në bazë të hetimeve nga ekipet policore, është konstatuar se viktima nuk ka qenë pjesë e aksidentit, raporton Vendi Sot

Reagimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Njoftim zyrtar – Hetim mbi vdekjen e rastit në Kaçanik

Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç.

Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Trafikut të Autostradës. Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor Kaçanik, ndërsa rreth orës 16:45, janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka autorizuar inicimin e rastit si:

“Hetim mbi vdekjen”.

Për informata shtesë, do të njoftoheni pasi të kryhen ekzaminimet e nevojshme nga hetuesit rajonal.

https://www.facebook.com/share/p/1L1veaj2ap/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë