LAJMET

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 14-vjeçares nga Rahoveci, familjarët s’dinë se ku është nga nëntori i kaluar

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një vajzë e mitur, rreth moshës 14 vjeçare, Alisiana Shala, nga komuna e Rahovecit, është raportuar e zhdukur.

Policia bën të ditur edhe se, për 14-vjeçarët, familjarët nuk kanë informata se ku gjendet që nga muaji nëntor i 2025, transmeton Vendisot.info

“Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ndërmarrë veprime intensive, operative dhe hetimore për gjetjen e saj, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë – person i zhdukur

Gjakovë, 18 shkurt

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, njofton opinionin publik se është raportuar zhdukja e një vajze të mitur Alisiana Shala nga komuna e Rahovecit, rreth moshës 14 vjeçare për të cilën familjarët nuk kanë informatë ku gjendet që nga muaji nëntor 2025.

Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ndërmarrë veprime intensive, operative dhe hetimore për gjetjen e saj, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet.

Me qëllim që sa më shpejtë të lokalizohet, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave.

Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Alisiana Bekim Shala (personi në fotografi), ju lutemi të lajmëroheni menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *