Policia e Kosovës ka njoftuar se janë suspenduar për 72 orë tre zyrtarë policorë në stacionin policor në Skenderaj.

Ata kanë qenë të pranishëm kur eskorta e kryeministrit në detyrë Albin Kurti u gjuajt me vezë.

“Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug,  ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh. Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente”.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/1016871180653140?ref=embed_post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë