Policia nesër organizon ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla, marrin pjesë përfaqësues të ambasadave
Policia e Kosovës, ka njoftuar se nesër, e organizon ceremoninë shkatërrimin e armëve të vogla dhe të lehta ilegale. Kjo ngjarje do të mbahet në ambientet e Metal 05 SH.P.K. në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë – Ferizaj.
Në ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale do të marrin pjesë Drejtori i PK’së Gazmend Hoxha, Nuno QUEIRÓS, përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe përfaqësues nga Ambasada gjermane, franceze, suedeze, britaneze, holandeze, norvegjeze si dhe zyrtarë të lartë të institucional.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
