Policia parandalon kontrabandën me drunj në Ferizaj
Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, sot njësitet policore të Ferizajt kanë realizuar një aksion në terren, ku janë ndaluar pesë automjete që transportonin drunj: një kamionetë dhe katër furgona, të gjitha me targa vendore.
Gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesit e këtyre automjeteve po transportonin materiale drusore pa dokumentacionin përkatës.
Aksioni është realizuar në bazë të informacioneve operative, ndërsa automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar nga zyrtarët e pylltarisë për procedura të mëtejme ligjore.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë angazhimin e saj në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe tregtimit të paligjshëm të drunjve, duke ftuar qytetarët të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve në linjat emergjente apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë” thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Plani Operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025” në Ferizaj
Ferizaj, 11.07.2025
Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, më datë 11.07.2025, njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj kanë realizuar një aksion në terren, ku janë ndaluar pesë automjete që transportonin dru: një kamionetë dhe katër furgona, të gjitha me targa vendore.
Gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesit e këtyre automjeteve po transportonin materiale drusore pa dokumentacionin përkatës.
Aksioni është realizuar në bazë të informacioneve operative, ndërsa automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar nga zyrtarët e pylltarisë për procedura të mëtejme ligjore.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë angazhimin e saj në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe tregtimit të paligjshëm të drunjve, duke ftuar qytetarët të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve në linjat emergjente apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
192
0290/326-250
Informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.
https://www.facebook.com/share/p/1Ap8xWER9R/