Policia për rastin tek ‘Lagjia e Spitalit’- I kërkuari me urdhërarrest vendor e ndërkombëtar u hodh nga banesa!
Nga Policia e Kosovës janë deklaruar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sonte tek ‘Lagjia e Spitalit’.
Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, i dyshuari i cili po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, për veprën penale vrasje e rëndë, në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policor, ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore, raporton Vendi Sot
Të njëjtit menjëherë i është ofruar tretmani mjekësor, për tu transferuar më pas në QKUK.
“Sot rreth orës 20:30, në lagjen e Spitalit në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një ndërtese.
Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, i dyshuari i cili po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, për veprën penale vrasje e rëndë, në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policor, ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.
Të njëjtit menjëherë i është ofruar tretmani mjekësor, për tu transferuar më pas në QKUK.
Aktualisht policia, në bashkëpunim me akterët e tjerë përkatës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Vendi Sot
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 20:30, në lagjen e Spitalit në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një ndërtese.
Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, i dyshuari i cili po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, për veprën penale vrasje e rëndë, në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policor, ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.
Të njëjtit menjëherë i është ofruar tretmani mjekësor, për tu transferuar më pas në QKUK.
Aktualisht policia, në bashkëpunim me akterët e tjerë përkatës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/1039893725017552?ref=embed_post