Policia vazhdon kontrollet përreth parlamentit pas kërcënimit me mjet të dyshimtë
Policia e Kosovës po vazhdon kontrollet përreth objektit të Kuvendit të Kosovës.
Këto zhvillime erdhën pas alarmit për mjet të dyshimtë në këtë objekt që rezultoi me kërkesën ndaj deputetëve për ta liruar Kuvendin e Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Ende nuk janë dhënë detaje zyrtaret rreth mjetit të dyshimtë, pos konfirmimit që erdhi nga Kuvendi.
“Policia e Kosovës ka njoftuar për një kërcënim me bombë brenda objektit të Kuvendit dhe ka kërkuar prej të gjithëve, deputetëve dhe personelit, që të largohen nga objekti. Për më shumë ju njofton Policia.” Forcat speciale të Policisë së Kosovës ndodhen në afërsi të Kuvendit dhe objektit të Qeverisë, ku po ofrojnë siguri”, thanë nga parlamenti në një përgjigje për Klankosova.tv,