Presidenca ia bën një përmbledhje vizitës së Osmanit në Washington: Kosova u lartësua në arenën ndërkombëtare
Presidenca e Kosovës, i ka bërë një përmbledhje vizitës që presidentja Vjosa Osmani, e ka zhvilluar në Washington në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në postimin e presidencës, theksohet se Osmani mori pjesë në takimin e Bordit të Paqes, ku shtohet se, Kosova, si shtet themelues, ‘’u lartësua në arenën ndërkombëtare’’, transmeton Vendisot.info
Në postim thuhet edhe se gjatë këtij takimi, Osmani pati mundësinë që të diskutonte me presidentin amerikan, Donald Trump.
“Gjatë qëndrimit në Washington D.C., Presidentja u prit në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, me të cilin diskutuan për hapa konkretë të bashkëpunimit bilateral, me fokus në forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik Kosovë–SHBA, avancimin e integrimit të Kosovës në NATO, dhe rëndësinë jetike të bashkëpunimit në mbrojtje e ekonomi’’, thuhet mes tjerash në postim.
Tutje, nga presidenca njoftohet edhe se, Osmani, gjatë këtij takimi, ka pasur mundësi të takoj dhe të bisedoj me liderë të ndryshëm përfshirë këtu edhe ish-Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Bordit të Paqes, Tony Blair.
https://www.facebook.com/share/p/17F1c8nTzy/
