Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Kjo vizitë vjen në një ditë me rëndësi historike, meqë më 10 qershor 1878 nisi organizimi dhe themelimi i Lidhjes së Prizrenit, një moment kyç në historinë e lëvizjes kombëtare shqiptare.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vizitës së Begajt do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.