LAJMET

Presidentja Osmani: Kosova e sheh Gjermaninë si shtetin më të besueshëm evropian!

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm gjerman, Johann Wadephul.

Gjatë një konference për media, Osmani tha se Kosova e sheh Gjermaninë si shtetin më të besueshëm evropian.

“Republika Federale e Gjermanisë, ka qenë dhe do të mbetet një aleat strategjik për popullin e Kosovës. Ka qëndruar me ne në momentet më të vështira, në arritjen e lirisë, pavarësisë, e shtetndërtim. Kosova e sheh Gjermaninë si shtetin më të besueshëm evropian”, tha Osmani.

Në të gjitha këto organizata, Osmani thotë se Kosova do të hyjë si kontributdhënëse, e jo si barrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *