LAJMET

Propozimi i Konjufcës nga Kurti për mandatar dhe takimet me partitë, Osmani del në ora 19:00 para mediave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të zhvillojë konferencë për media sot duke filluar nga ora 19:00.

Po ashtu, një takim me Osmanin, i është propozuar edhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, porse ky i fundit nuk ka shkuar pasi që i njëjti ka qenë në aktivitete në terren në kuadër të fushatës për balotazh.

Ndryshe, takimet e sotme të Osmanit, janë zhvilluar pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën për mandatar për kryeministër, pasi që lideri i kësaj partie, Albin Kurti, me 26 tetor, dështoi t’i marr votat e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *