LAJMET

Rama mbështet protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka mbështetur në Facebook protestën që pritet të nisë pas pak në Hagë, “kundër padrejtësisë”, në kundërshti të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Speciale kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“LIRIA KA EMËR“, shkroi Rama mbi një video të publikuar, ku shihen automjete me flamuj kombëtarë dhe ata të UÇK-së në Holandë.

Duke iu referuar ish-presidentit Hashim Thaçi si “komandant”, Rama shtoi: “Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant LIRI PËR ÇLIRIMTARËT“.

Protesta pritet të nisë në 14:00.

https://www.facebook.com/share/v/17PJExorMD/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *