LAJMET

Ramadani kritikon ministren Hajdari: Çfarë tentim fshehje të shkeljeve ligjore

Analisti Burim Ramadani ka treguar dy shtrembërimet që tentoi t’i bëj sot ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, pas intervistimit nga Prokuroria.

Ai ka vlerësuar se përmes ministres në fjalë Qeveria në vazhdimësi po e dëshmon tentim krijim të lajmeve të rrejshme dhe fshehje të shkeljeve ligjore.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ramadani ka shkruar se ministrja Hajdari po ia huq ligjit.

“Shkeljet ligjore nuk mund të fshehen përmes klasifikimit

… siç e dini MINT, ka bërë blerjen e rezervës në kohën kur ishim të pambrojtur, shkurt 2022 dhe mars 2022… … Ne si Ministri e Tregtisë, e kemi klasifikuar sekret sipas ligjit për mbrojtjen e informacionit. Prokuroria Speciale bëri gabim”, paska thënë sot Rozeta Hajdari. Dy shtrembërime elementare, që në vazhdimësi dëshmojnë tentim krijim të Lajmeve të Rrejshme dhe fshehje të shkeljeve ligjore nga ana e Qeverisë, përmes Rozeta Hajdarit”, ka shkruar ai.

Ai ka treguar se ku është duke ia huqur Hajdari.

“1. Klasifikimi i informacioneve NDALOHET në rastet konkrete dhe rasti i kontraktimit të bërë nga MINT/Qeveria është tipik i ndaluar (shih nenin 6 të ligjit për Informacionin e Klasifikuar).

2. Qeveria përmes Rozeta Hajdarit thotë se kontraktimin në shkurt dhe mars 2022 e ka klasifikuar sipas Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

• Por, ky Ligj që i referohet ajo është miratuar më 9 shkurt 2023, pra 1 vit më vonë!

– Çfarë tentim fshehje të shkeljeve ligjore!

– Çfarë FAKE NEWS tentohet të shpërndahet në ato referenca gjoja ligjore!”, ka shkruar Ramadani.

https://www.facebook.com/share/p/1AxJ3FLUe2/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *