LAJMET

Ramadani: Nëse VV s’ka siguruar shumicë, Presidentja është e obliguar t’ia refuzojë nominimim e Konjufcës

Analisti Burim Ramadani ka komentuar zhvillimet e sotme poliitike dhe propozimin për kryeministër që ka bërë sot kreu i LVV-së, Albin Kurti, në mbledhjen e KP të LVV-së.

Sipas Ramadanit, për të treguar që LVV e ka seriozisht krijimin e Qeverisë dhe që propozimi i Konjufcës s’është veç një taktikë për blereje kohe, atëherë dueht bërë marrëveshje politike.

Nëse s’ndodh kjo, Ramadani thotë se s’ka as Qeveri dhe sipas tij Presidentja është e obliguar që të mos e mandatojë Konjufcën.

Postimi i plotë:

VV bëri një gjysëm hapi, duke nominuar për Kryeministër një kandidat tjetër dhe jo kreun e partisë.

Për ta plotësuar hapin dhe për të treguar që këtë nuk e ka bërë veç si taktikë për kohë-blerje, VV duhet të bëjë marrëveshje politike.

Nëse nuk e bën këtë, sërish s’ka Qeveri.

Madje, nëse nuk ka siguruar shumicë, Presidentja është e obliguar t’ia refuzojë nominimim e Konjufcës.

Loja e blerjes së kohës e çon Kosovën sigurt në Kolaps!

P.S

S’ka Qeveri Kurti 3, madje edhe VV doli me propozim për Qeveri Konjufca.

Tash, u bindën të gjithë, edhe vetë partia-shtet.

https://www.facebook.com/share/p/1BKhjWxads/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *