LAJMET

Ramiz Lladrovci: Nëse fitoj sonte, nesër jam në zyre të PDK-së – Jam shef i partisë në Drenas

Ramiz Lladrovci, pas mbylljes së vendvotimeve dhe fillimit të numërimeve ka thënë se nëse ai fiton sonte në Drenas garën për të parin e kësaj komune, ka thënë se nesër do të jetë në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë edhe se është “shef i PDK-së në Drenas”.

“Kanë fol qytetarët e Drenasit. Nëse fitoj sonte nesër jam në zyrat e Partisë Demokratike jam aty, jam shefi i Partisë Demokratike në Drenas”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *