Ramiz Lladrovci – përkrahësve: Festoni me qetësi sepse unë jam kryetar i të gjithë qytetarëve të Drenasit
Ramiz Lladrovci ka falënderuar përkrahësit e tij, dhe i ka ftuar ata që të festojnë me qetësi sepse ai është kryetar i të gjithë qytetarëve të Drenasit.
‘’Faleminderit shumë, dhe iu kisha ftu që edhe nëse festoni, festoni me qetësi dhe dashuri sepse të gjithë qytetarët që janë kanë në garë kundër neve, janë qytetarë të Drenasit, dhe unë jam kryetar për të gjithë qytetarët e Drenasit. I ftoj të gjithë ata që janë kanë në garë me neve i pres në zyre të mërkurën, sepse sonte do të vazhdojë rrugën për ta mbështet kombëtaren tonë për fitoren në Suedi’’, ka thënë ai.