LAJMET

Ramush Haradinaj: Ditët e mira do të agojnë

Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, thotë se kurrë nuk e ka humbur besimin e nuk është dorëzu “edhe në ditët më të rënda me bashkëluftëtarët”.

“Na kanë dhënë zemër, forcë e besim, familjet e tyre, populli që ishte me ne, kudo në frontet e luftës dikur”, shprehet Haradinaj.

I njëjti shton se “na inkurajonin miqtë ndërkombëtarë, edhe në temat më të vështira kur po i krijonim themelet e shtetit të Kosovës”.

“Nuk e humbim kurrë besimin, sepse të sinqertë e kemi angazhimin.

Nuk zbrapsemi, anipse ofendojnë e shpikin propagandë me synim me shkatërru gjithçka në kujtesë.

Ne luftuam për lirinë e fjalës, që operon në kritikë, këshillë e protestë. Mirëpo e keqperdorën deri në ekstrem rrugëtimin për një pushtet i cili po i dalldisë deri në çmenduri”, vijon Haradinaj.

“Por, ne do ta rrënojmë këtë shembull të keq. Me rrugën e demokracisë, me votën e popullit e cila e rikthen besimin tek zhvillimi.

Do të bëhemi krah njëri tjetrit.

Do t’ia kthejmë Kosovës miqtë.

Do ta rikthejmë shpresën për zhvillim”, përfundon ai.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/share/p/16hq9xP6n7/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *