Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se emri dhe mbiemri i bllokadës në Kuvendin e Kosovës është Albin Kurti.

Haradinaj në një intervistë për RTV 21 ka thënë se Kurti është mashtrues.

“Ne është mirë me fillu me ia nxi jetën pastër, me fillu me ia nxi jetën, me ia bë të pamundshme mbajtjen peng të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

“Duhet me fillu me ia kthy diqysh këtij njeri”, ka shtuar Haradinaj, duke përmendur kthimin e gazit lotsjellës dhe vezëve. Kreu i AAK-së e ka quajtur Kurtin edhe “fmijaq” dhe sipas tij s’mund të vazhdohet me krizën në Kuvend vetëm pse Kurtit dëshiron ashtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë