LAJMET

Raportohet se në mes të ndaluarve për manipulim votash është edhe djali i Nait Hasanit

Mes personave të ndaluar në operacionin e sotëm në Prizren për dyshime të manipulimit të votave është edhe djali i kandidatit për deputet nga PDK, Nait Hasani ka raportuar me burime portali “Sinjali”.

Hasanit, deri më tani kur janë rinumëruar gjysma e votave të kandidatëve, i janë hequr 3333 vota.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren aktualisht janë duke ndërmarrë një aksion për manipulim votash.

Deri më tani është konfirmuar për një komisioner të arrestuar nga partia e Emilja Rexhepit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *