Rasti i rrëmbimit në Prishtinë, arrestohen dy të rinj – sekuestrohet një armë
Dy persona janë arrestuar në Prishtinë lidhur me një rast të rrëmbimit të ndodhur më 29 korrik
Bëhet fjalë për dy të dyshuar të moshave 20 dhe 22 vjeçar.
“Puna hetimore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve, A.R, 22 vjeç dhe L.R, 20 vjeç, si dhe sekuestrimin e një arme, që dyshohet të jetë përdorur në rast”.
“Ndaj të dyshuarve me aktvendim për ndalimin e personave të dyshuar nga Prokurori i Shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh”.