LAJMET

Realizohet Kursi i Liderit Luftarak, ushtarët e FSK-së pajisen me aftësi praktike dhe njohuri taktike

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është realizuar Kursi i Liderit Luftarak.

Sipas FSK-së, Kursi i Liderit Luftarak është realizuar me gjeneratat 2022-25 dhe është i dizajnuar për të përgatitur liderë të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre.

“Pjesëmarrësit janë pajisur me aftësi praktike dhe njohuri taktike që i mundësojnë të operojnë me efikasitet në situata sfiduese”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

https://www.facebook.com/SHPFSK/posts/1104577705185136?ref=embed_post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *