Rekrutët e rinj të Policisë së Kosovës, që janë pjesë e procesit të Trajnimit Bazik për Drejtorinë e Njësive Speciale Operative gjatë ditë së premte në kampin “Vrella” zhvilluan një demonstrim profesional të aftësive, teknikave dhe taktikave për menaxhimin e turmave të dhunshme.

Demonstrimi u mbikëqyr nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Drejtori i Departamentit të Njësive Special, Mentor Shabani dhe menaxhmenti i lartë i DINJSO.

Sipas një njoftimi nga ana e policisë, Hoxha iu drejtua rekrutëve me një fjalim, duke i përgëzuar për angazhimin dhe disiplinën e treguar gjatë këtij segmenti të trajnimit.

“Drejtori Hoxha, gjithashtu falënderoi instruktorët për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur në përcjelljen e njohurive dhe përvojave tek rekrutët, duke theksuar rolin e tyre kyç në ngritjen e kapaciteteve të Njësive Speciale”, thuhet tutje në njoftim.

 

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

https://www.facebook.com/share/p/1AzewUcuo6/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë