LAJMET

Rifillon procesi i numërimit të votave: 10 më të votuarit e partive me rreth 80% të votave të numëruara

Ka rifilluar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet që u mbajtën të dielën e 28 dhjetorit.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

”Të enjten (1 janar 2026, ora 16:00) në 11 komuna ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. ⁠Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat ka rifilluar procesi, u takojnë këtyre komunave: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj, dhe Suharekë. ⁠Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 2,009 nga 2,557 vendvotime apo më shumë se 78.57%”, ka thënë Elezi.

 

Aktivitet e numërimit rinisen pas një pauze që filloi dje në orën 12, deri sot në orën 16:00. Kjo pauzë u bë për shkak të Vitit të Ri.

 

Ndryshe, deri në këto momente, janë numëruar 78,57% të votave.

 

Kandidatët më të votuar nga Lëvizja Vetëvendosje deri më tani:

 

Albin Kurti, 273,977 Vota

Glauk Konjufca, 213,339 Vota

Albulena Haxhiu, 112,175 Vota

Hekuran Murati , 110,822 Vota

Donika Gërvalla Scharwz, 99,966 Vota

Xhelal Sveçka, 89,070 Vota

Hajrulla Çeko, 80,651 Vota

Avni Dehari, 73,692 Vota

Mimoza Kusari Lila, 66,930 Vota

Ejup Maqedonci, 62,320 Vota

10 kandidatët më të votuar nga Partia Demokratike e Kosovës:

 

Bedri Hamza 126,348 Vota

Arian Tahiri, 57,652 Vota

Përparim Gruda, 53,697 Vota

Uran Ismaili, 42,443 Vota

Sala Jashari, 39,480 Vota

Vlora Çitaku, 34,743 Vota

Enver Hoxhaj , 30,222 Vota

Arben Mustafa, 29,752 Vota

Nait Hasani 23,412 Vota

Rrahman Rama, 23,120 Vota

10 kandidatët më të votuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës:

 

Lumir Abdixhiku, 61,460 Vota

Hykmete Bajrami, 38,687 Vota

Ukë Rugova, 33,923 Vota

Avdullah Hoti, 31,022 Vota

Doarsa Kica Xhelili, 29,973 Vota

Kujtim Shala, 27,291 Vota

Anton Quni, 22,078 Vota

Armend Zemaj, 19,829 Vota

Lutfi Haziri, 17,917 Vota

Jehona Lushaku Sadriu, 14,255 Vota

10 kandidatët më të votuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:

 

Ramush Haradinaj, 32,322 Vota

Daut Haradinaj 19,473 Vota

Besnik Tahiri, 19,117 Vota

Bekë Berisha , 13,975 Vota

Agim Çeku, 12,979 Vota

Time Kadrijaj, 12,435 Vota

Burim Ramadani, 11,887 Vota

Arber Tolaj, 11,352 Vota

Lahi Brahimaj, 8,554 Vota

Albana Bytyqi, 7,786 Vota

Linku për të parë përditësimet e fundit, klikoni: KËTU:

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *