Rikthehet Dolce dhe hyrje të reja në Big Brother VIP Kosova
Edhe sonte si çdo të hënë dhe të premte, do të jetë një “Prime” i zjarrtë i Big Brother VIP Kosova.
Si zakonisht të hënën në “Prime” priten nominimet e banorëve që janë brenda shtëpisë, përcjell Klankosova.tv.
Gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj ka bërë të ditur se sonte do të rikthehet edhe Dolce.
Përveç nominimeve, hapjes së zarfit e kthimit të Dolces, sonte do të ketë edhe hyrje të reja në Big Brother VIP Kosova.
Kështu ka bërë të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj, e cila njoftoi se bëhet fjalë për një personalitet i veçantë.
