LAJMET

Rinumërohen rreth 74% e vendvotimeve, procesi përmbyllet në 27 komuna

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar rreth 74% apo 1,887 nga 2,557 vendvotime, raporton Vendisot.info

Kjo është bërë e ditur nga KQZ:

Në QNR rinumërohen rreth 74% apo 1,887 nga 2,557 vendvotime, 27 komuna përmbyllin procesin

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 27 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 74% apo 1,887 nga 2,557 vendvotime.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

https://www.facebook.com/share/p/1DBKgWdm94/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *