Sot, nën patronatin e presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, u bë rivarrimi i dëshmorëve të komunës së Istogut në Kompleksin Memorial në Vrellë, me nderime të larta shtetërore.
Kryetari i Istogut, Ilir Ferati në një postim në Facebook shkruan se dëshmorët prehën në tokën për të cilën ranë.
Postimi i plotë:
Ditë kjo që tejkalon fjalët — ditë dhimbjeje, por mbi të gjitha krenarie. Në sytë e familjarëve ndjehej thellë pesha e sakrificës, por edhe forca e dashurisë që kishin për bijtë dhe bijat e tyre.
Ne u përkulëm me nderim para gjakut që solli lirinë.
Sot ata u prehën në tokën për të cilën ranë. E ne, të gjallët, mbajmë mbi supe detyrën e përjetshme: të nderojmë kujtimin dhe sakrificën e tyre me vepra e përkushtim.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Faleminderit familjarëve që na lanë trashëgiminë më të shenjtë — lirinë!
https://www.facebook.com/IlirFadilFerati/posts/1175858424554582?ref=embed_post