LAJMET

Rizvanolli thotë se s’ka import të energjisë nga Serbia: Beogradi nga 2020’ta e ka bllokuar tregtimin

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar në lidhje me raportimet për import të energjisë nga Serbia, duke thënë se diçka e tillë nuk është e vërtetë, dhe se, ‘‘ajo që po quhet “import” i energjisë nga Serbia duke përdorur të dhëna të rrjedhave FIZIKE të energjisë mund të jetë ose DEZINFORMATË e qëllimshme ose veç PADITURI’’.

Rizvanolli ka shkruar edhe se, Serbia ka bllokuar tregtimin në linjat Kosovë-Serbi që nga pavarësimi energjetik i Kosovës më 2020, dhe se kjo arsye, ka shtuar ajo, është një nga arsyet kryesore që shpesh ka ngarkesë të tepërt në linjat mes Malit të Zi e Kosovës, dhe mes Maqedonisë së Veriut e Kosovës.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/share/p/14DqAQW8jQp/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *