Rohde me kolegë, nesër prezentë në seancën e fundit konstituive para skadimit të afatit kushtetues
Të premten do të mbahet vazhdimi i radhës i seancës konstituive të Kuvendit.Kjo do të jetë seanca e fundit para përfundimit të afatit dhënë nga Gjykata Kushtetuese.
Me këtë rast, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, së bashku me kolegë tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në këtë seancë.
“Duke qenë se nesër është mundësia e fundit për të konstituuar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament”, ka thënë Ambasada gjermane.