LAJMET

Rrëmbehet një e mitur me të meta mendore në Deçan

Një e mitur me të meta mendore është rrëmbyer të premtën ne Deçan.

Siç njofton Policia e Kosovës, ankuesi ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka rrëmbyer me veturë një të mitur me të meta mendore, e cila ndodhej në rrugë, pranë shtëpisë së saj.

Ankuesi dhe dëshmitari janë vënë pas veturës dhe kanë arritur ta ndalin atë, duke e shpëtuar viktimën, të cilën e kanë dërguar në shtëpi.

I dyshuari është arratisur në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar veturën e braktisur rreth 3 km larg vendit të ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ku sipas raportit të mjekut, nuk ka pasur lëndime fizike, por ka shfaqur vetëm shqetësim.

“Rr. Arben Hajdaraj –Shaptej, Deçan 15.08.2025-23:30. Pas marrjes se një informate për rrëmbim, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar ankuesin dhe dëshmitarin, të cilët kanë njoftuar se një i dyshuar i pa njohur ka rrëmbyer me veturë të miturën me të meta mendore, e cila ishte në rrugë pranë shtëpisë së saj. Ankuesi se bashku me dëshmitarin i janë vënë pas veturës dhe kanë arritur ta ndalin dhe të marrin viktimën të cilën e kanë dërguar në shtëpi. I dyshuari është arratisur në drejtim të pa njohur. Njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar veturën e braktisur rreth 3 km nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, e njëjta nuk ka pasur lëndime fizike sipas raportit të mjekut, por vetëm shqetësim. Rasti duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *