LAJMET

Rrëzimi i mocionit nga Specialja, Bajraktari: E rëndoi edhe më shumë mosbesimin ndaj kësaj gjykate

Avokati Ardian Bajraktari sonte në emisionin “Rubikon” në foli në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës Speciale, për rrëzimin e mocionit në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.

Ai është shprehur se ky vendim e ka rënduar edhe më shumë siç u shpreh ai “çështjen e mosbesimit të thellë në drejtësi të këtij mekanizmi”.

“Absolutisht proces gjyqësor fer edhe të drejtë deri më tani nuk është dëshmuar që ka në këtë proces. Ky vendimi i djeshëm, përkatësisht publikimi natyrisht se vetëm sa e rëndoi çështjen e mosbesimit të thellë në drejtësi të këtij mekanizmi, sepse në bindjen time trupi gjykues në mënyrë jashtëzakonisht në mënyrë të ngushtë e interpretoi rregullin 130 të rregullores së procedurës dhe provave, ku thotë se pas përfundimit të dëgjimit të prokurorisë pala mbrojtëse mund të kërkojë rrëzimin e një, disa pikave ose të tërësishëm të aktakuzës”.

“Prandaj, duke u reduktuar në masë të konsiderueshme në interpretimin e kësaj dispozite arriti me një arsyetim shumë sipërfaqësor të konstatojë që të njëjtën e ka refuzuar si të tillë”, u shpreh ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *