LAJMET

Rritet numri i pritjeve në pikat kufitare, arrijnë në mbi 1 orë te Dheu i Bardhë

Këtë pasdite kanë filluar pritjet të jenë të gjata në disa prej pikave kufitare të vendit.

Më së shumti pritje ka në hyrje të Kosovës tek Dheu i Bardhë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet aty janë deri në 1 orë e 20 minuta, ndërsa në dalje deri në 35 minuta.

Kurse në Muçibabë pritjet për të hyrë janë deri në 30 minuta, në Vërmicë deri në 20 minuta, në Vërmicë pritjet janë deri në 20 minuta, kurse në Kullë deri në 15 minuta e në Jarinje deri në 10 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *