LAJMET

Sami Lushtaku merr vendimin e parë si kryetari i Skenderajt, Fadil Nura nënkryetar komune

Kreu i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, pasi ka marrë detyrën e kryetarit, ka marrë vendimin e parë të tij, duke emëruar Fadil Nurën si nënkryetar të Skenderajt.

Lushtaku e ka quajtur Nurën si një mik dhe bashkëpunëtor prej vitesh.

Postimi i plotë:

Me vendimin tim të parë si kryetar i komunës së Skenderajt, kam emëruar Fadil Nurën nënkryetar komune, një mik e bashkëpuntor i imi për vite me radhë.

Me bashkëpunimin tonë shumëvjeçar, me përvojën dhe profesionalizmin që e ka dëshmuar në çdo detyrë, jam i bindur se do të punojmë krah për krah, për t’i çuar përpara projektet që i kemi nisur gjatë mandatit të Fadilit si kryetar komune, për t’u ofruar qytetarëve punë të ndershme e rezultate konkrete!

SL

https://www.facebook.com/share/p/14T1X8BFp83/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *