LAJMET

Sëmuret gruaja e William Walker, Kurti flet për gjendjen e saj: Ndoshta arrest kardiak, po trajtohet në emergjencë në Viti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se bashkëshortja e ambasadorit William Walker, është shtrirë në emergjencën e Vitisë.

Këtë njoftim, Kurti e bëri gjatë fjalimit të tij në Akademinë e “Flakës së Janarit” mbrëmjen e sotme në Gjilan.

“Me këtë rast i bashkëngjitem urimeve për shëndetin e gruas së tij, e cila për shkak të një problemi shëndetësor, ndoshta edhe arrest kardiak, është duke u trajtuar në emergjencë në komunën e Vitisë dhe shpresojmë në rikuperim të plotë dhe të shpejtë të saj”, tha Kurti në fjalën e tij, kur ishte duke folur për kontributin e Ambasadorit Walker në denoncimin e Masakrës së Reçkaut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *