Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në “Ibrahim Rugova”
Gruaja e lënduar rëndë nga aksidenti me fatalitet sot në Autostradën “Ibrahim Rugova” nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën rrugës për në QKUK.
Fillimisht, viktima ishte dërguar në spitalin e Prizrenit, por për shkak të gjendjes së rëndë, është vendosur të transferohet në Prishtinë.
Fatkeqësisht në Klinikën Emergjente, e njëjta është dërguar pa shenja jete. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
“Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendren Emergjente pa shenja jete”, është shprehur ai.
Edhe Shefajet Berisha nga Spitali i Prizrenit bëri të ditur për Klankosova.tv se gjendja e tashmë të ndjerës ka qenë e rëndë./Klankosova.tv
