LAJMET

Shpallen në kërkim edhe dy djemtë e Mefailit, Edonis dhe Engjull Shkodra

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në Gjilan.

Sipas njoftimit, përveç Mefail Shkodrës, në kërkim janë shpallur edhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, për veprën e njëjtë penale, “vrasje e rëndë”.

“Policia e Kosovës shpall në kërkim personat: Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat”, thuhet në njoftim.

Tre persona kanë mbetur të vrarë mesditën e sotme në Gjilan, ndërsa një tjetër është plagosur, e cili po trajtohet në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

https://www.facebook.com/share/p/1LjACge1Zf/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *