LAJMET

Shqipërisë i doli në ndihmë edhe Greqia me helikopterë për t’i shuar zjarret

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur se edhe sot patën beteja të shumta me zjarret në Shqipëri.

Në një njoftim për media thuhet se në Finiq, Forcat Ajrore Shqiptare, në bashkëpunim me dy avionë zjarrfikës të ardhur nga Greqia, arritën të vënë nën kontroll zjarrin në malin e Shtugarit dhe në zonën ndërkufitare.

“Ndërkohë, një tjetër ndërhyrje ajrore u realizua me sukses në Poliçan, ku flakët rrezikonin zona të pyllëzuara të paarritshme nga toka. Edhe në Elbasan, përpjekjet e vazhdueshme të Drejtoria Rajonale e Mbrojtjes nga Zjarri, Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore bënë të mundur izolimin e vatrës, duke shmangur dëme të mëdha mjedisore dhe materiale”, thuhet në njoftimin e MM-së në Shqipëri, sipas ABCNews.al.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *