“Shumë e vërtetë Komandant”, vjen reagimi i Edi Ramës për intervistën e Hashim Thaçit
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar pas intervistës së mikut të tij, ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të dhënë ekskluzivisht në Rubikon me Adriatik Kelemendin, në Klan Kosova.
Për deklaratën e Thaçit “Jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”, Rama shkroi “Shumë e vërtetë Komandant”.
Ai tha shkurt se çka nuk është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare, përgjigje kjo për procesin e Hagës me të cilën po përballet Thaçi dhe ish krerët e UÇK-së.
(3) Edi Rama – Shumë e vërtetë Komandant❤️ Çka s’është as e lirë… | Facebook