LAJMET

Sot përpjekja e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sërish sot mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës në përpjekjen e 44 për konstituimin e legjislaturës së 9-të.

Ndryshe të hënën vijoi seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës e Legjislaturës IX, me hedhjen në votim të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë, me anëtarët e propozuar nga seancat e kaluara.

Paraprakisht nuk pati propozime nga subjektet politike parlamentare, të cilat as në seancat e kaluara nuk kanë propozuar anëtarë për këtë komision.

Për përbërjen e komisionit votuan 55 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenim nuk kishte.

Në këto rrethana kryesuesi Dehari ndërpreu seancën për sot, ndërsa njoftoi deputetët se Kuvendi do të mblidhet serish më 9 korrik, në orën 11:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *