Sot përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Sot me fillim nga ora 11:00, do të mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit.
Deputetët do të mblidhen në përpjekjen e 48-të për ta zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit.
Propozimi për formimin e komisionit që do të organizonte votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit nuk mori mbështetjen e mjaftueshme.
Kjo edhe pse deputetë votuan për, mungesa e kundërshtimeve apo abstenimeve bëri që propozimi të mos kalojë, çka solli ndërprerjen e seancës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më 17 korrik.