LAJMET

Sot përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot, për herë të 51-të, në një përpjekje tjetër për ta konstituar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Ndryshe Kuvendi i Republikës së Kosovës të hënën vazhdoi seancën e radhës konstituive.

Kryesuesi Avni Dehari kërkoi serish nga subjektet politike propozime për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë.Në mungesë të propozimeve, kryesuesi Dehari procedoi me hedhjen në votim të komisionit me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës. Për përbërjen e komisionit votuan 53 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenim nuk pati.

Në këto rrethana Kuvendi ndërpreu punimet, ndërsa vazhdimi i radhës do të jetë të mërkurën, më 23 korrik, në orën 11:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *