LAJMET

Sot varroset njëri prej viktimave në Gjilan

Familjarët e njërit prej viktimave të ngjarjes tragjike të ndodhur dje në Gjilan kanë bërë të ditur se sot do t’i jepet lamtumira e fundit Abedin Mehmetali Hoxhës.

“Të dashur familjarë,miqë dhe qytetarë,me dhimbje të thellë e me zemra të thyera ju njoftojmë që babai,vëllau,daja dhe familjari ynë i dashur Abedin Mehmetali Hoxha,dje,ndërroi jetë në rrethana të rënda tragjike në Gjilan. Për varrimin e tij ju njoftojmë nesër”, thanë dje të afërmit nga familja.

Gjilani u trondit dje nga një vrasje e trefishtë, e ndodhur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, transmeton Klankosova.tv.

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën, bashkë me dy djemtë e tij si të dyshuar për këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *