LAJMET

Spektakël i dronëve në Vlorë, qielli ndriçohet nga simbolet kuqezi

Vlora ka qenë epiqendra e festimeve në këtë ditë të shënuar për historinë e popullit shqiptar. 113 vite pas ngritjes së flamurit, shqiptarë zgjodhën këtë qytet për të kremtuar këtë ditë të rëndësishme patriotike dhe atdhedashurie.

Me simbolet dhe nën tingujt e këngëve simbol të ngjyrave kuqezi, Vlora ‘u pushtua’ nga qindra persona duke dhuruar një atmosferë unike.

Festimet kulmuan me spektaklin e dronëve në qiellin vlonjat, të cilat ndriçuan qiellin me simbolet kombëtare, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *