LAJMET

Spiropali takon Komandatin e KFOR-it në Film City, biseda u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, priti Ministren e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë.

KFOR njofton se takimi u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon dhe në angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Gjenerali Ulutaş shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e vlefshëm të Shqipërisë në misionin KFOR, thuhet në njoftim./Vendisot.info

https://www.facebook.com/share/p/1AUMDC9Tds/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *