“Ta çajmë rrethimin”, Fatmir Limaj: Kena ça rrethime ma të mëdhaja – Ne kemi mentalitet fitues, unë nuk dorëzohem
Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, ka folur për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë ai asnjëherë s’ka pasur ekip me entuziastë se sa ekipin që e ka tash.
Limaj ka thënë edhe se ai nuk dorëzohet kurrë, dhe se, ai ka “çarë rrethime më të mdhaja’’.
‘‘Kur e kemi nisur fushatën na kanë mungu diku te 10 mijë vota, me 10 mijë vota shtesë ne i fitojmë 6 deputetë plus në parlament. Të tjerët me 10 mijë nuk munen me marrë asnjë deputet më shumë se që kanë. Unë e di ku jam fut, unë i di vështirësitë, por këto sfida mu më kënaqin. Asnjëherë nuk kam pasur një ekip me entuziaste më të përgatitur se sa tash. Ne presim dalje të madhe të qytetarëve. Simbolike është kjo. Duke marrë parasysh që ka pas individë që kanë qenë kundër këtij bashkimi, duke e pasur parasysh që ka edhe të attillë që kanë thanë që ky e len garën, unë qësaj i kam thanë rrethim. Unë s’dorëzohem, kurrë s’jam dorëzuar. Edhe e kam bë asocimin e rrethimeve. Ça na ka shty me i ça rrethimet, e para, besimi në rrugën e drejt dhe vullneti. Na këna ça rrethime më të mëdhaja. Ne kemi mentalitet fitues. Unë e boj detyrën time deri në fund’’, ka thënë mes tjerash ai.
