Policia e ka konfirmuar se ka vdekur ngasësi i motoçikletës në aksidentin e sotëm në Llugagji të Lipjanit. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka theksuar se viktima është me inicialet U.B. dhe është 46-vjeç. “Sot rreth orës 17:30 në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve […]
83 aksidente për 24 orë në Kosovë
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 83 aksidente trafiku. Nga to, 34 janë me të lënduar derisa 49 të tjerë me dëme materiale. Sipas të dhënave të policisë, përgjatë ditës së enjte u shqiptuan 1907 gjoba trafiku. Vetëm dje u arrestuan 17 persona, e 14 u dërguan në mbajtje.