Ambasada amerikane në Kosovë, duke përkujtuar 12 Qershorin, ditën kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, tha se kjo ngjarje përbën një pikë kthese që shtroi rrugën drejt paqes dhe mundësoi kthimin e familjeve të zhvendosura. Ambasada nderoi qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme në paqe e siguri. […]