Vendoset pllaka përkujtimore në Gjermani në ndërtesën ku operonte Qeveria Bukoshi, ambasadori atje jep detaje

Për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës, në Gjermani u zbulua një pllakë përkujtimore. Për këtë ka shkruar Faruk Ajeti, ambasador i Kosovës në Gjermani. Ai ka thënë se ky është një akt mirënjohje dhe respekti nga shteti gjerman. Kjo pllakë është vendosur në ndërtesën ku funksiononte Qeveria e Kosovës në ekzil e cila […]

Ia kishte operuar babanë, Kurti tregon kur e takoi për herë të parë Bukoshin: Prindërit e admironin doktor Bujarin

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka treguar se ai ka qenë 10 vjeçar kur edhe e ka takuar për herë të parë ish-kryeministrin në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshin, i cili dy ditë më parë ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare. Kurti në deklarimin e tij, ka thënë se ish-kryeministrin Bukoshi e kishte takuar në vitin […]

Varroset me nderime ish-kryeministri në ekzil në vitet 90-ta, Bujar Bukoshi

Iu dha lamtumira e fundit ish- kryeministrit në ekzil në vitet ’90 Bujar Bukoshi, në varrezat në Velani të Prishtinës. Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, e cilësoi Bukoshin si kryeministër të jashtëzakonshëm. “Bujari ishte në Kosovë edhe nëse nuk ishte në Kosovë. Ishte kryeministër i jashtëzakonshëm, sepse kohërat ishin të tilla, sepse edhe personaliteti ishte […]

Vajza e Bujar Bukoshit: Ai na tregoi se të luftosh për të jetuar, do të thotë të jetosh si njeri i lirë

Ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, vdiq të martën në moshën 78-vjeçare. Ndërkaq sot po mbahet një mbledhje komemorative përkujtimore për jetën dhe veprën e tij. Vajza e tij, Shota Bukoshi, tha se babai i saj, “aq sa ishte i saktë në skalperin e operacionit, aq ishte edhe i drejtpërdrejtë dhe i guximshëm në ndjekjen e […]

Nesër në Kuvend mbahen homazhe për ish-kryeministrin Bujar Bukoshi

Gjatë ditës së nesërme (e enjte) në kuvendin e Kosovës, do të bëhen homazhe për ish-kryeministrin në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshi Në njoftim bëhet e ditur se homazhet bëhen nga ora 10:00 – 13:00 në hollin e Kuvendit. Ndryshe një nga vendimet e marra sot në mbledhjen e qeverisë është ai për themelimin e […]

Familja e ish-presidentit Thaçi ngushëllon familjen Bukoshi

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së ish-kryeministrit në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshit, i cili ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare. Familja Thaçi ka thënë se Bujar Bukoshi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm me përkushtimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në periudhat më të rënda […]

Abdixhiku: Të punojmë për shtet, kështu sakrifica e Bujar Bukoshit bëhet e realizueshme

Lidhja Demokratike e Kosovës organizoi një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Bukoshi mbeti një figurë me vizion dhe bindje të palëkundur për shtetin e Kosovës, duke theksuar rolin e tij si bashkëkrijues i partisë. “Sot, kur shikojmë prapa e […]

LDK nesër organizon mbledhje komemorative për Bujar Bukoshin

Lidhja Demokratike e Kosovës do të organizojë nesër mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit. Kjo u bë e ditur përmes një postimi të kësaj partie në Facebook. Mbledhja komemorative do të mbahet me fillim të orës 12:00 në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1241799793982104&set=a.462778705217554&type=3&ref=embed_post

Vdes në moshën 78 vjeçare Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë sot në moshën 78-vjeçare Dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës. Ai lë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, tri vajzat Ora, Shota dhe Nita, si dhe nipërit Dardan e Taulant. Bukoshi ishte ndër […]

Kthehu lartë