LAJMET

Takim i mundshëm mes Limajt dhe Kurtit para pak çastesh?

Deputeti i Nismës, Fatmir Limaj, aktualisht nuk gjendet në sallën e Kuvendit të Kosovës, pikërisht në kohën kur mandatari, Albin Kurti, nuk është paraqitur ende.

Në Kuvend mungon edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ishte aty pak minuta më parë.

Nuk dihet nëse po zhvillohet ndonjë takim, megjithëse të dyja partitë kanë bërë të ditur qëndrimet e tyre të pandryshueshme, duke deklaruar se nuk kanë votë për “Kurti 3”.

Foto: Nacionale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *