“Të mbrohen vlerat e UÇK-së”, Myftiu Tërnava bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 7 gushtit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në një takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), z. Hysni Gucati.
Në fokus të bisedës ishte protesta paqësore e paralajmëruar nga OVL e UÇK-së, që do të mbahet më 7 gusht, në ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Myftiu Tërnava shprehu mbështetjen e tij të plotë për këtë protestë dhe u bëri thirrje besimtarëve që të marrin pjesë në mënyrë masive, për të mbrojtur vlerat e UÇK-së dhe për t’i dalë zot vlerave të Ushtrisë së lavdishme çlirimtare të Kosovës dhe në mbrojtje e përkrahje të dhe krerëve të saj, të cilët po gjykohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale në Hagë.
Gjatë takimit, Myftiu Tërnava e falënderoi Gucatin për vizitën dhe vlerësoi lart angazhimin e OVL-së në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës çlirimtare.
https://www.facebook.com/birk2015/posts/1187115630120804?ref=embed_post