Të shtëna armësh në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë
Të shtëna me armë zjarrri janë regjistruar para pak minutash në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Të shtënat kanë ndodhur mes disa të rinjve në një motoçikletë dhe një veturë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur gëzhoja armësh dhe rruga është bllokuar.
Banorët janë shprehur të shqetësuar nga rreziku i plumbave.
Hetimet janë duke vazhduar.